Flash News

E-TJERA

Sondazhet favorizojnë Berishën. Yuri Kim futet në fushatë pro Bashës dhe u bën presion kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë

Sondazhet favorizojnë Berishën. Yuri Kim futet në fushatë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i është drejtuar kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë”, kandidatë të zgjedhur nga ‘Rithemelimi’ i ish-kryeministrit Berisha.

Në Twitter, Kim iu është drejtuar kandidatëve të Berishës duke iu rikujtuar shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit. Ambasadorja pyet 6 kandidatët për kryetar bashkie, se çfarë do t’i premtojnë ata votuesve në kushte të tilla dhe se çfarë do të presin shqiptarët dhe SHBA.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t'ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t'i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

‘Përplasjet’ mes ambasadores Kim dhe ish-kryeministrit Berisha kanë qenë të shumta, që pas shpalljes së tij “non-grata” pasuar më vonë nga deklaratat e Kim. Kjo e fundit kërkoi distancimin e Partisë Demokratike nga Berisha duke cituar “demokratët të mos hanë bar”.

Të fundit