Flash News

E-TJERA

Mesazhi i Yuri Kim: Ka përpjekje për të joshur gjyqtarët e prokurorët që mos ndëshkojnë të fuqishmit

Mesazhi i Yuri Kim: Ka përpjekje për të joshur gjyqtarët e

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një postim në Twitter ku i referohet gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kim shkruan se në Shqipëri ka përpjekje për të joshur dhe frikësuar gjyqtarët, për të deformuar drejtësinë e mos ndëshkuar të fuqishmit. Ambasadorja amerikane i bën thirrje që gjyqtarët dhe prokurorët të kryejnë detyrat e tyre, teksa thekson se SHBA po i ndjek me vëmendje zhvillimet.

“Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve - me fjalë të tjera, për të tërhequr Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

Të fundit