Flash News

E-TJERA

Yuri Kim kërkoi të mos kandidonte, KQZ regjistron në zgjedhje partinë e Tom Doshit

Yuri Kim kërkoi të mos kandidonte, KQZ regjistron në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për garën e 25 prillit, partinë e Tom Doshit. Mësohet se, PSD ka deklaruar zyrtarisht  si kryetar Ëngjëll Bejtjan, dhe jo Tom Doshin, ndërkohë për këtë të fundit ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar hapur se nuk duhet të kandidojë në zgjedhje.

Yuri Kim kërkoi të mos kandidonte, KQZ regjistron në zgjedhje

Yuri Kim kërkoi të mos kandidonte, KQZ regjistron në zgjedhje

Ndërkohë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shprehet se kërkesa e kësaj partie është në përputhje me ligjin. “Kërkesa për regjistrimin e kësaj partie është në përputhje me Kodin Zgjedhor”, ka thënë Celibashi.

Kujtojmë se Doshi ka tentuar ta regjistrojë me emrin e tij partinë, por nuk i është pranuar nga gjykata. Sot ka qenë afati i fundit për regjistrimin e partive, ku vetëm pak më parë, KQZ regjistroi 16 partitë e fundit, ndër të cilat PD, PS dhe LSI.

Të fundit