Flash News

E-TJERA

Yuri Kim mban fjalimin e ‘lamtumirës’: Pas 3 vitesh, është koha për një ambasador të ri

Yuri Kim mban fjalimin e ‘lamtumirës’: Pas 3 vitesh,

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e ‘lamtumirës’ në takimin me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”.

Kim u shpreh se pas 3 vitesh, Shqipëria ka nevojë për një ambasador të ri. Diplomatja tha se mbështetja e SHBA-ve për sistemin e drejtësisë do të vijojë, ndërsa vendi përparon në rrugën drejt integrimit evropian.

"SHBA mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë, puna që ju po bëni është thelbësore për integrimin. Pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri, por ajo që unë mund të them me siguri është se mbështetja e SHBA për sistemin e drejtësisë nuk ka për të ndryshuar. Na është dashur që me të gjithë që jeni këtu kemi bërë biseda të vështira, por ju duhet të kuptoni se kur ne themi që reforma në drejtësi duhet të bëhet, ne e dimë që Shqipëria ka mundësi që të arrijë gjëra më të mëdha”, deklaroi Kim.

Ambasadori i ri i SHBA-ve që do të zëvendësojë Yuri Kim është David Kostelançik.

Të fundit