Flash News

E-TJERA

Yuri Kim mbledh grupin e Alibeajt, pjesë e takimit edhe ambasadorët

Yuri Kim mbledh grupin e Alibeajt, pjesë e takimit edhe ambasadorët

Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të takohet sot me Enkelejd Alibeajn, deputeten Dhurata Çupi dhe disa deputetë të tjerë të PD-së për të diskutuar lidhur me propozimet e tyre lidhur me reformën territoriale.

Takimi do të mbahet në orën 12:00 dhe të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e BE-së, OSBE-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Ekspertët e grupit të Alibeajt kanë kërkuar rritjen e numrit të bashkive në 94 nga 61 të tilla që janë aktualisht.  Po ashtu, është kërkuar të ulet numri i qarqeve nga 12 në 6 të tilla, si edhe një ndarje në 3 ose 6 rajone.

Të fundit