Flash News

E-TJERA

Yuri Kim: Më pëlqen të pi raki me miqtë, i dua kërcimet popullore shqiptare

Yuri Kim: Më pëlqen të pi raki me miqtë, i dua kërcimet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur shpesh për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kim ka thënë vazhdimisht se i pëlqen natyra shqiptare, folklori dhe gatimet tradicionale.

Në një postim në Twitter së fundmi, Yuri Kim pohon se i pëlqen të pijë raki , të këndojë dhe kërcejë këngët popullore shqiptare, si dhe shpreh një vlerësim të veçantë për Shkodrën.

“Më lejoni të konfirmoj "lajmin": Unë vërtet i dua këngët dhe kërcimet popullore shqiptare, më pëlqen të ndaj një raki ose kafe me miqtë kudo që shkoj, dhe e dua Shkodrën dhe shumë vende të tjera në këtë tokë të bukur të shqiponjave Shqipëria”, shkruan Kim në Twitter.

Të fundit