Flash News

E-TJERA

Yuri Kim ndjek nga afër koncertin për Fitnete Rexhën, pozon me Bujar Qamilin: Unë e dua Shqipërinë!

Yuri Kim ndjek nga afër koncertin për Fitnete Rexhën, pozon me

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka ndjekur nga afër mbrëmë koncertin dedikuar këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, të zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan ka qenë një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, ndërsa poston foto duke pozuar me këngëtarin e njohur Bujar Qamili dhe artistë të tjerë.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!”, shkruan Kim.

 

Të fundit