Flash News

E-TJERA

Yuri Kim mesazh gazetarëve: Zbuloni të vërtetat që s'kanë dalë në dritë, mbani qeverinë të përgjegjshme

Yuri Kim mesazh gazetarëve: Zbuloni të vërtetat që

Ambasadorja e ShBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, i cili menaxhohet nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore.

Ky është një projekt i selisë diplomatike amerikane dhe laboratori 9-mujor u ofron studentëve mundësinë për të punuar me gazetarë shqiptarë dhe amerikanë me përvojë mbi hetime konkrete.

Gjatë fjalës së saj, diplomatja amerikane ka inkurajuar gazetarët për zbardhjen e të vërteave, teksa thekson se një shtyp i gjallë dhe i lirë është thelbësor për një demokraci të shëndetshme.

Yuri Kim iu drejtohet gazetarëve që me punën e tyre të ndihmojnë për të mbajtur qeverinë, institucionet dhe shoqërinë të përgjegjshme, pasi përmes këtyre veprimeve Shqipëria bëhet një vend më i mirë.

"Fakti që Qeveria e Sh.B.A shpenzon para për programe si kjo tregon që ne kujdesemi për ju dhe gazetarinë që ju bëni. Një shtyp i gjallë dhe i lirë është thelbësor për një demokraci të shëndetshme. Ju të gjithë jeni gazetarë më të mirë, më të fortë dhe më të aftë si rezultat i këtij programi.

Merrni ato që keni mësuar dhe vini në punë këto aftësi të fituara rishtas. Unë shpresoj që ju do të përpiqeni për të zbuluar të vërtetat të cilat ju e dini se ekzistojnë por ende nuk kanë dalë në dritë. Kërkoni të vërtetën. Paraqisni atë në një mënyrë të qartë, transparente dhe sillni atë te populli shqiptar. Ndihmoni të mbani qeverinë, institucionet dhe shoqërinë të përgjegjshme. Sepse, përmes këtyre veprimeve, ju do të punoni për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Po, ju, përmes punës suaj, mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, për të punuar dhe për të mësuar.

E di që puna që bëni është e vështirë. E di që mund të jetë edhe e rrezikshme. Unë e di që ju përballeni me afate të vështira, tema të vështira dhe vendime të vështira. Por unë gjithashtu e di që ju mund ta bëni atë. Ju zgjodhët këtë profesion, dhe është një profesion i shkëlqyeshëm. Duke u përballur dhe kapërcyer këto sfida, ju do të bëheni më të mirë dhe më të fortë duke këmbëngulur.

Ndërsa punoni çdo ditë për të publikuar të vërtetën, dijeni që ne jemi këtu për t'ju mbështetur. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë jush ndërsa informoni qytetarët shqiptarë, duke hedhur dritë mbi tema që të tjerët preferojnë t'i mbajnë të errëta, me synimin për ta bërë demokracinë shqiptare më të mirë dhe më të fortë." është shprehur Yuri Kim në takimin me gazetarët e rinj.

Yuri Kim mesazh gazetarëve: Zbuloni të vërtetat që

Të fundit