Flash News

E-TJERA

Yuri Kim mesazh për ditën ndërkombëtare të lirisë së medias: Gazetaria e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla

Yuri Kim mesazh për ditën ndërkombëtare të lirisë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh në ditën ndërkombëtare të lirisë së medias.

Në një postim në facebook, ambasada e SHBA thekson se media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla dhe të qëndrueshme.

“Media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla dhe të qëndrueshme. Gazetaria ka një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, në nxjerrjen në pah të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe në shpërndarjen në publik të informacionit të besueshëm.

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, ne falënderojmë gazetarët dhe punonjësit e medias në të gjithë botën”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Të fundit