Flash News

E-TJERA

Yuri Kim ndan mesazhin e ambasadorit amerikan: SHBA dhe Shqipëria gjithnjë afër njëra-tjetrës

Yuri Kim ndan mesazhin e ambasadorit amerikan: SHBA dhe Shqipëria

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, më kuadër të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ka shpërndarë në Tëitter, një pjesë nga mesazhi i ambasadorit Ryerson.

Postimi i Kim është adresuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Yuri Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do ta mbajnë gjithmonë afër njëra-tjetrën.

“Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh të Ambasadorit Ryerson, sidomos duke filluar nga minuta 2:09: “Një nga momentet më domethënëse ndodhi gjatë vizitës së Baker-it. Ndërsa Sekretari po fliste, unë po qëndroja pranë makinave të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të vrazhdë. Ndërsa Baker tha “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, pashë një lot të rridhte në faqen e atij polici”. Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Le të mos harrojmë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Të fundit