Flash News

E-TJERA

Yuri Kim mesazh nga Vlora: Mos ushtroni presion mbi votuesit

Yuri Kim mesazh nga Vlora: Mos ushtroni presion mbi votuesit

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ishte e pranishme në Vlorë, ku ndoqi nga afër procesin e votimit në një prej qendrave. Në një prononcim për mediat ajo u shpreh se askush nuk duhet të blejë apo të shesë votën, ndërsa theksoi se është përgjegjësi e autoriteteve që të zbatojnë ligjet.

“Jam një nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë. Deri më tani nduket mirë, por jam një person dhe do të duhet të presim të gjithë vëzhguesit. duhet të dërgojmë raportimet nga raporti i ODHIR. Kam qenë në Nivicë, Selenicë dhe do të vizitojmë vende të tjera."

"Nuk duhet të ushtrohet presion. Është më rendësi që çdo votues të ushtrojë të drejtën e votës. Asnjë nuk duhet të shesë votën dhe ta blejë. Është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojë ligjet në mënyrë të barabartë.”, tha ajo.

Ajo ka komunikuar me komisionerët dhe më pas është larguar.

Të fundit