Flash News

E-TJERA

Yuri Kim në zonën ku do ndërtohet HEC-i i Skavicës: Do ecim para pavarësisht çdo pengese

Yuri Kim në zonën ku do ndërtohet HEC-i i Skavicës: Do ecim

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim kanë qenë në zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e këtij projekti.

Ministrja Balluku tha se ky projekt jo vetëm do të sigurojë më shumë energji për vendin, por do ta bëjë Shqipërinë edhe eksportuese të energjisë neto në vendet e tjera.   

Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA Yuri Kim tha se Shqipëria ka bërë përparim në fushën e mbrojtjes, në atë të demokracisë, duke marrë shembull reformën në Drejtësi dhe në biznes sipas saj do ecet përpara pavarësisht cdo pengese.

“Kur erdha në Shqipëri e bëra të qartë se kemi 3 prioritete demokracinë mbrojtjen dhe biznesin. Kemi bërë përparim sa i përket mbrojtjes, ku Shqipëria mikriti stërvitjen më të madhe ushtarake të Ballkanit, në frontin e demokracisë përparuam si tek reforma në drejtësi, në biznes do ecim para pavarësisht cdo pengese.

Jam shprehur për rëndësinë e të sjellit më shumë mundësi ekonomike në veri. Bashkë me një nga kompanitë më të mëdha jemi të kënaqur që jemi në fazat e hershme të këtij projekti dhe presim cfarë do ndodhë më tej”, u shpreh Kim.

HEC Skavica, pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, e cila rrit sigurinë energjetike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike.

Të fundit