Flash News

E-TJERA

Yuri Kim për Piramidën e Tiranës: Dikur simbol i së kaluarës së errët, tani po kthehet në një inkubator për inovatorët

Yuri Kim për Piramidën e Tiranës: Dikur simbol i së

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga punimet te Piramida e Tiranës.

Diplomatja amerikane shkruan krahas fotos se godina u ndërtua nga diktatura dhe shfaqej si simbol i të kaluarës të errët ndërsa sot sipas saj po kthehet në inkubator për inovatorët, falë partneritetit ShBA-Shqipëri.

“Piramida u ndërtua si një festë cinike e diktaturës, që shfaqej për një kohë të gjatë si një simbol i së kaluarës së errët. Tani, ajo po kthehet – në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, në një inkubator për inovatorët, në mënyrë që Shqipëria më e mirë dhe e ndritura të formojë një të ardhme të re”, shkruan Yuri Kim në Twitter. 

Të fundit