Flash News

E-TJERA

Yuri Kim përshëndet nisjen e negociatave: Hap historik dhe i shumëpritur! Amerika do t’ju mbështesë fuqishëm

Yuri Kim përshëndet nisjen e negociatave: Hap historik dhe i

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Teksa ndan dhe deklaratën e presidentit Joe Biden në një postim në twitter, Kim e quan një hap historik dhe të shumëpritur vendimin mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në Bruksel, ndërsa shton se Shtete e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin fuqishëm Shqipërinë në përpjekjet e saj për reformën e drejtësisë dhe hapat e tjerë të nevojshëm drejt anëtarësimit.

Urime për Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme – hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen Europiane. Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara”, shkruan Kim.

 

Të fundit