Flash News

E-TJERA

Yuri Kim reagon pas betimit të Begajt: Mezi presim të punojmë për forcimin e demokracisë në Shqipëri

Yuri Kim reagon pas betimit të Begajt: Mezi presim të punojmë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar përmes një postimi në Twitter, presidentin e ri Bajram Begajn pas betimit në Kuvend. Kryediplomatja amerikane shprehet se SHBA-të presin që të punojnë me presidentin e ri të Shqipërisë për “të thelluar qëndrueshmërinë e partneritetit mes dy vendeve.”

Kim shkruan po ashtu se pret që të bashkëpunojë me kreun e ri të shtetit për forcimin e demokracisë në Shqipëri, dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s.

Postimi i plotë i Yuri Kim në Twitter:

Urime Bajram Begajt për betimin e tij si presidenti i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. Krah për krah.

Të fundit