Flash News

E-TJERA

Yuri Kim shkon në selinë e PS, takim me Gjiknurin

Yuri Kim shkon në selinë e PS, takim me Gjiknurin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur pak më parë në selinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se Kim do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri. Nuk dihen ende arsyet e takimit, por vizita e Kim vjen në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ambasadorja është akuzuar nga opozita si një faktor që po ndikon në minimin e demokracisë dhe pluralizimit në vend.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar shumë herë se Kim bashkë me Ramën kanë bërë gjithçka për të shkatërruar opozitën, duke përfshirë edhe ndikimin në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Të fundit