Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takim me Bashën, kur pritet të shkojë në selinë blu

Yuri Kim takim me Bashën, kur pritet të shkojë në

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim pritet të takojë sot kryedemokratin Lulzim Basha. Kryediplomatja amerikane pritet të shkojë në selinë blu rreth orës 13.00.

Ky është takimi i parë mes tyre që pas 25 prillit. Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet mes liderit të demokratëve dhe ambasadores, por kujtojmë që PD ka hedhur akuzon qeverinë se përdori çdo mekanizëm për të marrë '25 prillin".

Pak ditë më parë doli dhe raporti i OSBE/OIHR-it për zgjedhjet, i cili kishte evidentuar ndër të tjera edhe disa shqetësime të ngritura nga opozita më parë. Gjithashtu DASH evidentoi në raportin e fundit nivelin e lartë të korrupsionit dhe PPP-ve, për të cilat opozita u shpreh se i ka ngritur vazhdimisht si shqetësim.

Të fundit