Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takim me gjyqtarë dhe prokurorë të GJKKO, mesazhi që dha

Yuri Kim takim me gjyqtarë dhe prokurorë të GJKKO, mesazhi

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me gjyqtarë dhe prokurorë të Gjykatës së Posaçme.

Takimi u zhvillua për rreth një orë në ambientet e GJKKO-së, ndërsa mësohet se Kim ju ka dhënë një mesazh gjyqtarëve.

Ambasadorja mësohet t’iu ketë thënë në takim “Me vendimet tuaja ju keni në dorë fatet e vendit, jepni vendime të drejta që fëmijët tuaj mos braktisin vendin”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter tha se SHBA-të janë në dijeni të presionit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të mos ndëshkuar më të fuqishmit.

Të fundit