Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takim virtual me komunitetin e diasporës, ambasada jep detaje

Yuri Kim takim virtual me komunitetin e diasporës, ambasada jep detaje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me drejtuesit e  komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane. Përmes një njoftimi, ambasada bën me dije se takimi është zhvilluar disa ditë me parë si dhe çfarë është diskutuar.

Funksionimi i demokracisë, siguria dhe biznesi kanë qenë fushat, ku është përqëndruar biseda. Kryediplomatja amerikane i ka përgëzuar drejtuesit e  komunitetit të diasporës për kontributin e dhënë për zhvillimin e Shqipërisë.

"Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë", thuhet në njoftimin e ambsadës.

Të fundit