Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takohet me kreun e Gjykatës së Lartë, ç’bisedoi me Sokol Sadushin

Yuri Kim takohet me kreun e Gjykatës së Lartë,

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Sokol Sadushin, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se me Sadushin ka patur një takim produktiv. Ajo deklaron se kanë biseduar për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem dhe se do të përshpejtohet asistenca teknologjike e SHBA-ve ndaj gjykatës.

Takimi produktiv me Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë – SHBA-te do të ofrojë ndihmë teknike.

Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem, ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan Kim.

Të fundit