Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takon anëtarët e Kushtetueses: Kritike gjykimet me integritet dhe pavarësi

Yuri Kim takon anëtarët e Kushtetueses: Kritike gjykimet me integritet

Në prag të rikthimit, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Në një postim në Tëitter, Kim shkruan se kritike për Kushtetuesen është dhënia e vendimeve me pavarësi në përputhje me betimin e tyre në detyrë.

“Ndërsa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për GjK që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që GjK do të ketë anëtarësim të plotë”, shkruan Kim në Tëitter.

Të fundit