Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takon Artan Lamen: Theksova rëndësinë e transparencës për regjistrimin e pronës

Yuri Kim takon Artan Lamen: Theksova rëndësinë e

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e Agjencisë Shtatore të Kadastrës, Artan Lame.

Në një postim në “Twitter”, Kim shkruan se në fokus në diskutimit mes tyre ka qenë përmirësimi i ligjeve dhe rregullave të qarta për çështjet e pronave, pasi sipas saj, këto janë kushte për të tërhequr më shumë investime amerikane në vend.

U takova sot Drejtorin e Agjencisë Kadastrale për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira.

Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete “speciale”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit”, shkruan Yuri Kim.

Të fundit