Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takon drejtuesen e SHISH

Yuri Kim takon drejtuesen e SHISH

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka uruar Vlora Hysenin për postin si drejtoreshë e Shërbimit Informativ Shqiptar.

 Në një takim që kanë mbajtur ditën e sotme, diplomatja amerikane dhe Hyseni kanë folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në sigurinë kombëtare.

Yuri Kim ka vizituar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dy ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat.”, njofton ambasada përmes Twitterit.

Vlora Hyseni mori zyrtarisht drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit në fillim të Prillit.

Të fundit