Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takon kreun e SPAK-ut: Askush nuk është mbi ligjin

Yuri Kim takon kreun e SPAK-ut: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar këtë të premte me kreun e SPAK-ut, Arben Krajën. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryediplomatja amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo thotë se rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Kim thekson se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, përfshirë punën e SPAK-ut për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, si dhe për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.

Ajo shkruan se kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, por edhe të qytetarëve shqiptarë.

“Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj. tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi - përfshirë punën e SPAK - për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.

Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t'iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, shkruan ndër të tjera Kim.

Të fundit