Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takon liderët e Kongresit Pan- Shqiptar të Amerikës: Diskutuam si diaspora të mbështesë demokracinë dhe biznesin

Yuri Kim takon liderët e Kongresit Pan- Shqiptar të Amerikës:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me liderët e Kongresit Pan- Shqiptar të Amerikës.

Ndërsa ka postuar edhe foto nga takimi mes tyre në një postim në twitter, Kim tha se kanë diskutuar lidhur me mënyrën se si diaspora mund të mbështesë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Ambasadorja u shpreh se teksa Shqipëria pastron gjykatat dhe forcon shtetin e së drejtës, do të bëhet një aleat më i mirë dhe një destinacion më tërheqës për investimet.

"Unë takova liderët e Kongresit Pan- Shqiptar të Amerikës për të diskutuar se si diaspora mund të mbështesë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Ndërsa forcon shtetin e së drejtës dhe pastron gjykatat, ajo do të bëhet një aleat më i aftë i NATO-s dhe një destinacion më tërheqës për investimet", shkruan Yuri Kim.

 

 

Të fundit