Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takon prokurorin e SPAK, Altin Dumani: Do të kemi edhe më shumë rezultate, askush nuk është mbi ligjin

Yuri Kim takon prokurorin e SPAK, Altin Dumani: Do të kemi edhe më

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim me shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, prokurorin Altin Dumani.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shpreh vlerësimet e shumta për çështjet që kanë rezultuar të suksesshme deri tani.

Diplomatja amerikane ka paralajmëruar të tjera rezultate shumë të mira në luftën kundër krimit, pasi thekson se SPAK do të japë më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

"U  takova sot me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë (https://spak.al). SPAK do të japë edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin", shkruan Kim.

Të fundit