Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takon Ramën para vizitës së tij në SHBA, mesazhet që i përcolli kryeministrit

Yuri Kim takon Ramën para vizitës së tij në SHBA, mesazhet

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Pak para nisjes drejt Washingtonit, kryeministri ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim. Ambasada amerikane në faqen e saj zyrtare ka zbardhur disa nga mesazhet që Kim i ka dhënë Ramës.

Sipas ambasadës, Kim ka përshëndetur mbështetjen e Shqipërisë, si aleate e NATO-s dhe Këshillit rë Sigurimit të OKB-së, ndaj Ukrainës e cila gjendet përballë tensioneve me Rusinë. Ambasadorja ka nënvizuar rëndësinë e luftës kundër korrupsionit , forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe rritjen investimeve amerikane.

“Ambasadorja Kim u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC. Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si "bashkë-penëmbajtëse" për Këshillin në çështjet e Ukrainës. Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin. Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.

Të fundit