Flash News

E-TJERA

Yuri Kim: Të mos shtiremi, por ta bëjmë reale Reformën në Drejtësi. S’mund t’ja lejojmë vetes të mos kemi sukses

Yuri Kim: Të mos shtiremi, por ta bëjmë reale Reformën
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka folur për Reformën në Drejtësi, ku ka kërkuar që të lihen mënjanë shtirjet, por të jetë reale.

Në një aktivitet ku ishin të pranishëm edhe krerët e KLGJ-së dhe KLP-së, Kim tha puna për reformimin e drejtësisë nuk është e lehtë, por suksesi duhet arritur.

Ajo theksoi se SPAK-u duhet të jetë efikas dhe gjyqtarët që kalojnë vettingun të emërohen shumë shpejt në detyrë.

Kryediplomatja amerikane shtoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund ta rikthejë procesin në shtegun e duhur, duke bërë një vlerësim të sistemit dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve.

“Duhet të gjejmë mënyrën se si të ecim përpara. Është e rëndësishme për ne të kuptojmë punën e KLGJ dhe KLP, si kanë ecur deri tani. SPAK ka prokurorët. Ka shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra dhe kjo është një gjë e mirë.

Nëse jemi serioz për kapjen e momentit në të cilin është Shqipëria, për të pasur një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtare e BE, më të sigurt dhe po aq të begatë sa çdo anëtar tjetër i BE, reforma në drejtësi duhet të vazhdojë.

Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. E kuptoj që puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë, por është e rëndësishme. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos kemi sukses në këtë reformë. Së pari, KLD duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK me gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun.

Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Por, KLD ka mundësinë për të rikthyer procesin ne shtegun e duhur. Këshilli duhet të veprojë tani për të bërë një vlerësim të sistemit, duke bërë hartësimin gjyqësor dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve", tha Kim.

Të fundit