Flash News

E-TJERA

Yuri Kim viziton Kishën e Laçit: Kurrë s'mund ta imagjinoja se do të gjeja "Anthony of Padova" në Shqipëri

Yuri Kim viziton Kishën e Laçit: Kurrë s'mund ta

Ambasadorja e ShBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka vizituar Kishën e “Shna Ndout” në Laç në peligrinazhin që është bërë natën e 12 dhe 13 qershorit, në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutje për t'iu plotësuar dëshirat.

Ka qenë vetë diplomatja amerikane e cila ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga ky pelegrinazh dhe shprehet se ka bërë edhe një lutje të veçantë. Ambasadorja Yuri Kim tregon se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të gjente në Shqipëri “Anthony of Padova” .

“Si mijëra njerëz në Shqipëri, vizitova Kishën e Shna Ndout në Laç këtë mbrëmje për të thënë një lutje të veçantë. Kur isha duke u rritur në Guam, shkova në Shkollën Shën Anthony. Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja se një ditë se do ta gjeja Anthony of Padova në Shqipëri. Shën Anthony na ndihmoftë të gjejmë atë që ka humbur. Ju ndihmoftë!” shkruan Yur Kim krahas fotove.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Të fundit