Flash News

E-TJERA

Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari që ra nga tarraca e pallatit

Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari që ra

Një ngjarje tragjike është shënuar në zonën e Yzberishtit, ku ka ndërruar jetë një 14-vjeçar që një ditë më parë ishte rrëzuar nga tarraca e një pallati.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i mituri dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e pallatit ku banonte tezja e tij. Ai u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.


Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë që ka tronditur komunitetin lokal.


“Më datë 07.06.2025, në Yzberisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij një i mitur 14 vjeç. Si pasojë, 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit,” thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Të fundit