Flash News

E-TJERA

Zaloshnja: 600 mijë njerëz shohin sot Sali Berishën kryeministër

Zaloshnja: 600 mijë njerëz shohin sot Sali Berishën

600 mijë votues shqiptarë aktualisht duan që kryeministër të jetë Sali Berisha.

Në një analizë në studion e “Top Story”, Eduard Zaloshnja prezantoi disa sondazhe të bëra gjatë një viti, ndërsa shton se Lulzim Basha e ka humbur thuajse totalisht mbështetjen e demokratëve.

Nga shtatori, pasi Basha kishte përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar. Atëherë u bë sondazhi, që e nxirrte Berishën me Bashën të barabartë.

Me kalimin e kohës, Basha filloi duke rënë. Kur e testuam Bashën në prill, praktikisht u shkri. Dhe nuk e testoj më Bashën, se s’ka më kuptim.

Bëra pyetje të drejtpërdrejt kë doni kryeministri dhe Rama del diku 200 mijë vota mbi Berishën, ndërkohë që janë 700 mijë që nuk duan as Ramën, as Berishën. 600 mijë njerëz shohin Berishën kryeministër”, tha Zaloshnja.

 

 

Të fundit