Flash News

E-TJERA

Zaptohet Urdhri i Stomatologëve, qeveria indiferente ndaj anarkisë institucionale

Zaptohet Urdhri i Stomatologëve, qeveria indiferente ndaj anarkisë

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka njoftuar se nuk do të ofrohet asnjë shërbim deri më datë 8 tetor, pas një akti të paprecedent ku persona të paautorizuar kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e tyre.

Ky veprim ka paralizuar funksionimin e institucionit, duke lënë qindra stomatologë dhe pacientë pa asnjë mbështetje të nevojshme.

Në një postim të bërë në Facebook, Urdhri i Stomatologëve bën me dije se janë drejtuar organeve kompetente për zgjidhjen e situatës, por deri më tani, nuk ka asnjë reagim konkret nga qeveria apo institucionet përkatëse.

POSTIMI I PLOTË: 

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë njofton se nga data 02.10.2024 – 08.10.2024 nuk do të ofrohet asnjë shërbim për anëtarët e Urdhrit. Persona të paautorizuar, kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e USSH në datën 01.10.2024.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka marrë të gjitha masat dhe i ka denoncuar këto veprimet antiligjore në organet kompetente, të cilat kanë filluar procedurat përkatëse. Ju lutemi të mos dorëzoni dokumente pranë zyrave qendrore të Urdhrit në periudhën kohore të sipërpërmendur, pasi nuk po adresohen tek personat përgjegjës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

Të fundit