Flash News

E-TJERA

Zaptuan hapësirën bregdetare, procedohen 13 persona në Darzezë dhe Seman; hiqen 799 shezlongë dhe 398 çadra  

Zaptuan hapësirën bregdetare, procedohen 13 persona në           

Policia bën me dije se ka proceduar 13 persona për zaptim të paligjshëm të hapësirës së plazhit në zonën e Semanit dhe Darzezës. Pesë administratorë të lokaleve që kishin zënë hapësirën publike pa leje ishin në Darzezë dhe tetë në Seman.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se u janë hequr 799 shezlongë dhe 398 çadra. Mbi 13 administratorët e lokaleve rëndon akuza për veprën penale "Pushtimi i tokës".

"Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u proceduan penalisht administratorët e lokaleve, shtetasit: D. S., S. B., T. Ç., A. V., K. S., D. S., V. P., I. B., Th. S., O. T., E. C., P. Z., L. T., për veprën penale "Pushtimi i tokës"", thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama nisi aksioni për lirimin e vijës bregdetare, i cili dje u shtri në Velipjë, ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë me katër viktima, Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Seman.

Të fundit