Flash News

E-TJERA

Zbardhen 13 vjedhje në Durrës, dyshohet se i realizoi i njëjti person; si u kap autori

Zbardhen 13 vjedhje në Durrës, dyshohet se i realizoi i njëjti

Një person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur materiale ndërtimi në një pallat në proces rindërtimi.

Sipas policisë, i arrestuari është O. H., dhe banon në Durrës. Arrestimi i tij zbardhi dhe 13 vjedhje të tjera të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në këtë qytet.

Policia dyshon se O. H., është autori i serisë së grabitjeve në muajin shtator dhe tetor. Ai ka qenë i shpallur në kërkim dhe më herët për vjedhje.

Të fundit