Flash News

E-TJERA

Zbardhen detaje nga ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës; si u zbulua autori i krimit

Zbardhen detaje nga ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës; si

Zbardhen detaje nga vrasja e Bujar Çelës, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Cela. Krimi ndodhi në 17 shtator të këtij viti në Bradashesh të Elbasanit.

Burime për News 24 bëjnë me dije se Nuredin Dumani, i dyshuar si autor i ngjarjes, 20 minuta para krimit furnizoi me karburant makinën që përdori në krim.

Ky fakt konfirmohet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, ndërkohë që tek lekët u gjetën shenjat e gishtërinjve të Nuredin Dumanit.

Sipas prokurorisë Dumani dyshohet se e vrau Bujar Çelën në shenjë hakmarrje pasi dyshonte se Talo Cela ekzekutoi mikun e tij të ngushte Klevis Kapllani në Rrogozhinë.

Autori i dyshuar i ngjarjes

Dumani është një person i skeduar nga policia për ngjarje të rënda kriminale. Nuredin Dumani, akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020, thuhet se ka bashkëpunuar me Talo Çelën, e më pas i ka ekzekutuar të vëllanë. Ndaj tij, gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Viktima, Bujar Çela, ishte baba i tre vajzave, i martuar dhe jetonte në këtë zonë, ndërsa ndihej nga banorët si një. njeri i qetë, punëtor dhe që shihte hallet e tij. Ndërsa me të vëllanë, Talo çela thuhet se nuk kishte marrëdhënie, madje vitet e fundit nuk flisnin.

Të fundit