Flash News

E-TJERA

Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, katër persona mbetën të lënduar

Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, katër

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt mes pronarëve të dy lokaleve përfundoi me plagosje me thikë.

Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, dyshohet se sherri ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përdorimin e hapësirës publike, konkretisht për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në ambientet e jashtme të dy lokaleve.

Burime nga policia bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë katër persona.

"Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e "Pazarit", në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën."

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit