Flash News

E-TJERA

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Krujë

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Krujë

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi ditën e djeshme Krujën.

Në mbrëmje u qëllua me armë zjarri ndaj banesës së Gentjan Bejtjes, dhe mbeti i vrarë 29-vjeçari, Ramazan Sino.

Sipas informacioneve bëhet me dije se autorët e kanë lënë automjetin pak metra larg banesës dhe kanë zbritur në këmbë dhe më pas kanë hapur zjarr.

Kur kanë hapur zjarr, 29-vjeçari ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me fëmijët e Gentjan Bejtjes.

Sipas dëshmive paraprake, autorët kanë qëlluar, në drejtim të banesës dhe gjithashtu edhe në rrugën kryesore, ndërsa në vendngjarje në total janë sekuestruar 28 gëzhoja.

Ndërkohë mësohet se viktima ka punuar si shofer në Prokurorinë e Apelit, ndërkohë theksohet se një natë më parë, Bejtja ka qenë në shtëpi. Gjithashtu siç edhe u raportua më herët, autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e Bejtjes.

Të fundit