Flash News

E-TJERA

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi në Berat, në kërkim dy vëllezër

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi në Berat, në

 Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse në një lokal në lagjen “Çlirim” në qytetin e Beratit, ngjarje e ndodhur gjatë natës së kaluar. Burime pranë policisë bëjnë me dije se objekti ku ndodhi shpërthimi ka qenë jashtë funksionit prej më shumë se dy vitesh dhe i përket shtetasit S. F., i cili rezulton të mos ketë konflikte personale.

Megjithatë, dy djemtë e tij, A. F., 37 vjeç, dhe T. F., 28 vjeç, janë të njohur për autoritetet dhe të përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale të ndodhur më 24 mars. Ata dyshohet se kanë plagosur me thikë një 85-vjeçar në lagjen “Çelepias”, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, A. F. ka goditur të moshuarin, ndërsa më pas është identifikuar edhe vëllai i tij, T. F., si bashkëpunëtor në ngjarje. Aktualisht, të dy janë në kërkim dhe ndaj tyre rëndon akuza për “Plagosje të rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

I moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon trajtimin në spital. Ndërkohë, hetimet për shpërthimin me lëndë plasëse janë ende në vijim dhe nuk përjashtohet që të kenë lidhje me ngjarjen e mëparshme.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht motivet dhe për të identifikuar autorët e shpërthimit.

Të fundit