Flash News

E-TJERA

Zbardhen detajet e përleshjes mes shqiptarëve në Athinë, policia: Nuk erdhën për të vrarë

Zbardhen detajet e përleshjes mes shqiptarëve në Athinë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi ku si pasojë ka humbur jetën një person me shtetësi shqiptare dhe janë plagosur tre të tjerë. Ngjarja ndodhi në shshin e Agios Sostis, ku sipas policisë autorët janë larguar me një "Opel" gri.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mes dy grupeve të huajsh, mes të cilëve dyshohet dhe shqiptarë. Mësohet se autorët para se të ndodhë ngjarja, janë konfliktuar me djalin e viktimës, dhe më pas kanë nxjerrë armët. Sipas policisë kjo është një ngjarje që ka ndodhur pas një konflikti të çastit, pasi autorët janë të vetëdijshëm se në atë orar sheshi është i mbushur me njerëz dhe ka shumë kamera sigurie.

“Nëse ata do të kishin shkuar atje për të vrarë, ata nuk do të kishin zgjedhur atë kohë. Kjo është, një orë kur sheshi ishte plot me njerëz. Kishte shumë dëshmitarë, ashtu si kamerat në zonë “, thuhet në njoftimin e policisë.

Deti më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimës, apo të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Të fundit