Flash News

E-TJERA

Dalin emrat, kush do të drejtojë fushatën e PS në Tiranë

Dalin emrat, kush do të drejtojë fushatën e PS në

Edhe pse jo zyrtarisht, janë bërë publikë emrat e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. Sipas gazetës “Panorama” në Njësinë Administrative Nr. 1, është vendosur deputetja aktuale e kësaj zone, Elona Gjebrea, dhe Alqi Bllako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Në Njësisë Administrative Nr. 2, është në terren deputetja aktuale Vasilika Hysi dhe sekretari Organizativ i PS-së, deputeti Arben Pëllumbi.

Në Njësinë Nr. 3 është deputetja Klotilda Bushka. Në Njësinë Nr. 4, është ministri Arben Ahmetaj dhe dhe deputeti Sadri Abazi, i cili mbulon një pjesë të qendrave të votimit në këtë njësi dhe në Njësinë Nr.9.

Njësia Nr. 5, e cila është një zonë shumë e madhe në popullsi në Tiranë, ka përfshirë në këtë fushatë, ministrin për Diasporën, deputetin e zonës, Pandeli Majko, kreun e FRESSH-it, deputetin Eljo Hysko, dhe deputeten Mimi Kodheli, e cila mbulon zonën e Kodrës së Diellit.

Në Njësinë Nr.6 po punon ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa një pjesë e kësaj zone, zona e Astirit dhe Njësia Administrative Kashar po mbulohet nga deputetja Blerina Gjylameti.

Në Njësinë Nr.7, po punon ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe deputeti Besnik Baraj. Në Njësinë Nr.8 po punon në terren deputeti i kësaj zone, Ervin Bushati, ndërsa në njësinë Nr. 9, fushatën po e mbulon ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe deputeti Sadri Abazi. Në Njësinë Nr. 10, po punon deputeti Fatmir Xhafaj, ndërsa kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, po mbulon Njësinë Administrative Nr.11.

Ndërsa, në Bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinës, po punon zëvendësministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj dhe në Bashkinë Vorë, deputeti Fidel Ylli.

Bashkia Kamzë po mbulohet nga deputetja Elisa Spiropali, ndërsa deputeti Xhemal Qefalia vijon të mbulojë një zonë të gjerë si njësitë Dajt, Kërrabë, Petrelë dhe Baldushk. Prefekti i Tiranës, ish-kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranë, Toni Gogu, po mbulon njësitë administrative Pezë, Ndroq dhe Vaqarr. Ish-prefekti i Tiranës, deputeti Sadi Vorpsi po mbulon Njësinë Farkë.

Deputeti i opozitës, i ardhur nga lista e LSI-së, Edmond Rrushi, po mbulon njësitë administrative Zall Bastar, Zall Herr, Bërxull dhe një pjesë të qendrave të votimit në Laprakë.

Ndërkohë sa i takon përballjes me Partinë Demokratike, Elisa Spiropali në Kamzë dhe Fidel Ylli në Vorë do të kenë përballë Flamur Nokën e PD-së, si drejtues politik në këto bashki.

Grida Duma do ta ketë përballjen me Etjen Xhafajn në Kavajë dhe Rrogozhinë. Albana Vokshi, drejtuesja politike në njësitë 9 dhe 11, do të ketë përballë saj deputetët Ogerta Manastirliu, Sadri Abazi dhe Ulsi Manjën.

Ish-zëvendësministri i Financave të Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, ka përballë si drejtues politik Arben Ahmetajn në Njësinë Nr.4 dhe Ervin Bushatin në Njësinë Nr.8. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste ka marrë në qarkun e Tiranës 200.517, me një përqindje 48,24%, të përkthyera këto në 18 mandate.

Partia Demokratike, mori në zgjedhjet e 2017 128.065 vota ose 30,81%, të cilat dhanë 11 mandate deputetësh. Lëvizja Socialiste për Integrim mori 55.894 ose 13,45%, nga të cilat mori 5 mandate. Në zgjedhjet e 25 prillit, partitë do të ndajnë mes tyre 36 mandate në qarkun e Tiranës, sepse për shkak të lëvizjeve demografike dhe rritjes së numrit të popullatës, një mandat i qarkut të Gjirokastrës dhe një mandat i qarkut të Dibrës, i kanë kaluar qarkut të Tiranës./ Panorama

Dalin emrat, kush do të drejtojë fushatën e PS në

Dalin emrat, kush do të drejtojë fushatën e PS në

Të fundit