Flash News

E-TJERA

Zbardhen përgjimet për vrasjen e Gjokës dhe Musabelliut, u aplikua metoda “me ndërrim” me Ervis Martinajn

Zbardhen përgjimet për vrasjen e Gjokës dhe Musabelliut, u

Janë zbuluar detje të reja  për atentatin ndaj Kleant Musabelliut, po ashtu edhe dhe vrasjen e Gjin Ndoj.

Sipas Ballkanweb, përgjimet kanë zbuluar se Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliu, duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhje e tij.

Ndërkohë theksohet se në këmbim të vrasjes së Kleant Musabelliut, shtetasi Pëllumb Gjoka do të paguante shumën prej rreth 100.000 deri në 120.000 euro.

Mësohet se Behar Brajoviç ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen, pra gjetjen e vrasësve me pagese.

 

Fillimisht janë organizuar gjashtë persona kryesisht nga Kosova dhe nga Serbia për vrasjen e shtetasin Kleant Musabelliu.

Por duke se gjërat më pas kanë ndryshuar. Në dosje sqarohet se është aplikuar metoda “me ndërrim” me shtetasin Ervis Martinaj.

Pra Behar Brajoviç do të vriste Gjin Boriçi (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ky i fundit thuhet se do të vriste Kleant Musabelliun, menjëherë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoj).

Të fundit