Flash News

E-TJERA

Zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë, ryshfet në këmbim të kontrabandës

Zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë,

Të paktën 312 raste korrupsioni dhe kontrabande u identifikuan pas një hetimi një vjeçar në pikën kufitare Morinë-Vërmicë. Në pranga ranë 31 efektivë të Policisë Kufitare, mes tyre shqiptarë dhe policë të Kosovës.

Klan News ka zbardhur dosjen hetimore të Prokurorisë, ku janë dokumentuar përgjimet e policëve se si bashkarisht ndanin ryshfetet që merrnin nga drejtuesit e mjeteve dhe qytetarë të tjerë të cilët mund të kishin mungesë dokumentacione, kontrabandonin mallra.

Mësohet se përgjimet e efektivëve janë kryer në kabinat e doganës përmes kamerave sekrete, të cilat ishin vendosur mbi kondicioner. Këtë të fundit, policët e kanë identifikuar dhe më pas e kanë thyer.

Dosja tregon raste kur punonjësit e policisë Kufitare i bëjnë presion qytetarëve për t’iu dhënë para duke filluar nga 10 euro deri në 100 euro. Fitimet ditore që ndanin mes tyre, arrinin deri në 8 mijë euro.

Në përgjime evidentohet një rast ku efektivi Fatri Braha ndalon një automjet të Kosovës ku udhëtonte një shtetas kosovar dhe një vajzë. Polici në kufi e ndalon për mungesë të pasaportës së vaksinimit, ku rezulton se vajza nuk ishte e pajisur me një të tillë.

Drejtuesi i mjetit i ofron 10 euro kontrollorit dhe kalon kufirin. Vajza e cila nuk ishte e pajisur me certifikatë vaksinimi, nuk është regjistruar në sistemin TIMS, pasi kaloi territorin shqiptar.

Tjetër episod i dokumentuar në dosjen e Prokurorisë, është kur i ndaluari Fatri Braha bisedon me një qytetar që sjell automjete në Shqipëri nga Gjermania të pa zhdoganuara. Nga përgjimet tregohet se tregtarët e automjeteve u jepnin para policëve për të shmangur procedurat.

Pjesë nga përgjimet e policëve:

Polici: Ti je Arsimi eee?

Shtetasi kosovar: Po.

Polici: Si e ke emrin ti?

Shtetasi tjeter kosovar: Bajrush…. Dokumenti ka mbaru krejt

Polici: A jeni tre veta?

Shtetasi kosovar: Kater jemi

Braha: Hape krahun pak uli xhamat se je me xhama te te zi … ma jep dokuementin ti

Shtetasi kosovar: E  ka arru

Polici: Shko mere qa ku e ki …. A e di familja qe ka ik

Shtetasi kosovar: e di

Polici: A keni bo vaksina ju? Testin?

Shtetasi kosovar: Po e kemi

Polici: Po ata mbrapa?

Shtetasi kosovar: Jo vaksinat I kena krejt te tre

Polici: Njoni se ka as dokumentin as ate

Shtetasi kosovar: per nji kafe …

Në pamje duket që efektivi merr një pasaportë, brenda të cilës është një 10 euroshe.

Përgjimi dy për kontrabanden

Shtetasi: Du me ik prapë për në Gjermnai, në Hungari ….

Polici: Po

Shtetasi: A je në rregull. Du me ik prapë atje se kam makinë tjetër për të sjell. A e shef dot ti a duket gjë

Polici: Janë hi shumë makina or djalë. Sa makina ke pru në Shqipëri ti? Po s’lejohet mbi tre makina or mik.

Shtetasi: Po si s’lejohet o

Polici: 1.2.3.4.5.6 çi ke këto makina vari ..

Polici: Ke ndonjë gjë në makinë?

Shtetasi: Urdhëro?

Polici: Në makinë ke ndonjë gjë që nuk lejohet? Do qesësh kafe….. apo nuk ke gjë?

Zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë, Zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë, Zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë, Zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë, Zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë,

Të fundit