Flash News

E-TJERA

Zbardhen rezultatet, deputeti i opozitës që abstenoi; nga Berisha tek aleatët e Bashës, kush bojkoti votimin për qeverinë "Rama 3"

Zbardhen rezultatet, deputeti i opozitës që abstenoi; nga Berisha tek

Qeveria "Rama 3" u miratua me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Në faqen zyrtare të Kuvendit janë zbardhur rezultatet e votimit, ku del se deputeti që ka abstenuar është Agron Çela i LSI-së.

Ai nuk ka zgjedhur të votojë kundër, siç ka bërë opozita. Ndërkohë nuk kanë marrë pjesë në votim deputetët: Sali Berisha, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Seladin Jakupllari, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

Tashmë qeveria e re do të betohet nesër te Presidenti i Republikës dhe do të nisë zyrtarisht punën. Kryeministri Edi Rama do të niset nesër pas betimit drejt SHBA-ve për një samit të OKB-së.

Seanca plenare nisi dje në orën 10.00 të mëngjesit dhe përfundoi sot rreth orës 06.00. Kjo seancë maratonë nisi me prezantimin e programit qeverisës, më pas ministrat iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve për projektet e bëra publike, vazhdoi me debate pozitë-opozitë dhe përfundoi me votimin e qeverisë dhe programit

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit