Flash News

E-TJERA

Zbardhet agjenda e Blinken në Tiranë, takohet më Ramën dhe Dumanin

Zbardhet agjenda e Blinken në Tiranë, takohet më Ramën dhe

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken pritet të vizitojë pasnesër për herë të parë Tiranën.

Në një kofidencialitet të plotë për shkak të sigurisë, Euronews albania ka mësuar se zyrtari i lartë amerikan do të takohet me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, me të cilin më pas mund të ketë një konferencë për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Tiranë sekretari Blinken pritet të takohet edhe me stafin e ambasadës amerikane, por edhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Ardhja në Tiranë për disa orë e Antony Blinken do të shoqërohet edhe me masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit, ku pritet të ketë disa kufizime në segmentet nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit, por edhe brenda Tiranës aty ku Blinken do të lëviz për të zhvilluar takimet.

Vizita e tij vjen një ditë përpara se të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih dhe do të qëndrojë për disa orë në Tiranë, për t’u larguar po atë ditë nga vendi ynë.

Blinken do të bëhet Sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

 

Të fundit