Flash News

E-TJERA

Zbardhet axhenda e mbledhjes së dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë më 20 dhjetor

Zbardhet axhenda e mbledhjes së dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë

Zbardhet axhenda e mbledhjes së dytë të përbashkët mes dy parlamenteve Kosovë-Shqipëri e cila pritet të mbahet më 20 dhjetor. 

Sipas axhendës, pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60. Po ashtu të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Albin Kurti.

AXHENDA:

Ora 10:30: Mbërritja e deputetëve

Ora 11:00: Himnet e dy vendeve

Fjalimet:

- Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

- Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

-Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë  (3 min)

- Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

- Z.Agron Duka, Kryetar i Grupit Parlamentar  Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

- Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar  Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)

- Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar  të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

- Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

- Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)

- Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

- Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

- Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

- Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, ku për herë të parë u mblodhën më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Të fundit