Flash News

E-TJERA

Zbardhet biseda e Metës me ambasadoren e re franceze: Shqipëria ende larg përmbushjes së kushteve të BE

Zbardhet biseda e Metës me ambasadoren e re franceze: Shqipëria ende
Presidenti Ilir Meta dhe Elisabeth Barsacq

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar së fundi bisedën me Ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, teksa shprehet se pranoi me kënaqësi Letrën Kredenciale të saj.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Meta ka vlerësuar marrëdhëniet e mira tradicionale dhe politike me Francën, duke bërë një falenderim për ndihëm e dhënë lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i shtetit thekson se vuri në dukje faktin që Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi kushti i parë kyç, reforma zgjedhore konsensuale, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Mesazhi i plotë:

Pranova me shumë kënaqësi Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Elisabeth Barsacq.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe politike me Francën dhe e falënderova për mbështetjen e pakursyer e të sinqertë të dhënë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Theksova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mundësi historike për përparimin drejt Bashkimit Europian.

Vura në dukje se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi kushti i parë kyç, reforma zgjedhore konsensuale, që do duhet t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Inkurajova rritjen e investimeve franceze në Shqipëri dhe, në këtë kuadër, shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t’i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në vendin tonë.

Të fundit