Flash News

E-TJERA

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit: Lici na doli para, Endri i tha ‘mos më vri se kam fëmijë’. Ai e qëlloi dhe i tha ‘qofsh i xhenetit’

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit: Lici na doli para, Endri i tha
Foto ilustruese

Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit, i dyshuar si bashkëpunëtor i Ibrahim Licit në vrasjen e Endri Mustafës.Trupi i pajetë i këtij të fundit u gjet në 17 maj në zonën e Livadheve, Shkodër, ndërsa familja e kishte denoncuar të zhdukur prej tre ditësh.

Ergys Malja ka thënë para uniformave blu se ka biseduar me Mustafën për shitjen e një qengji dhe se i ka treguar se ka mbjellur hashash në zonën e livadheve. Sipas tij, Mustafa i ka thënë se do ta ndihmojë ta çojë lëndën narkotike në shtëpi.

Ai ka treguar se në kohën kur po shkonin drejt livadheve, Ibrahim Liçi i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar Mustafën. Sipas minorenit e ka qëlluar edhe ne fytyrë.

Malja ka deklaruar se Mustafa i ka kërkuar Licit të mos ta vrasë, duke i përmendur fëmjët, por ky i fundit e ka vrarë dhe është larguar me motorr.

“Biseduam me Endrin për t’i shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i çova qengjin Endrit. Me Endrin kam bërë muhabet hashashi. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e livadheve.

Më tha ‘do të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi’. Pas kësaj rreth orës 22:00 u nisëm drejt livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur gropa e ekskavatorit. Lici kishte armë në dorë, qëlloi Endri Mustafën. Endri i tha ‘mos me vrit pash Zotin se kam fëmijë’. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri madje dhe në fytyrë. Ibrahim Lici i tha Endrit ‘qofsh i xhenetit’ dhe u largua me motor nga vendngjarja”, ka deklaruar 15-vjeçari.

Të fundit