Flash News

E-TJERA

Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës: Ishte bërë i padurueshëm

Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në

Është zbardhur  dëshmia e Hysen Metës,  25 vjeçarit i cili vrau babin e tij në Durrës, së bashku me të motrën dhe vëllain

Meta ka deklaruar se:

"Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje. Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.

Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij.E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im.

Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia."

Ndërkohë kujtomë që fillimit u raportua se krimi u krye nga e motra e 24-vjeçarit e cila e pranoi krimin duke dëshmuar se e kreu pasi babi donte ta martonte me një person pa dëshirën e saj.

Të fundit