Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Zbardhet dëshmia e djalit të gruas që u vra nga një shqiptar në Selanik: Kishin debate
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Selanik, ku një 60-vjeçare humbi jetën pasi u godit me thikë nga partneri i saj shqiptar, 46 vjeç. Djali i viktimës ka rrëfyer për mediat greke dinamikën e ngjarjes dhe marrëdhënien mes çiftit.
Ai ka zbuluar se nëna e tij kishte qenë në një lidhje prej 21 vitesh me autorin dhe se deri kohët e fundit mes tyre nuk kishte pasur asnjëherë incidente dhune. Megjithatë, së fundmi, marrëdhënia ishte tensionuar për shkak të debateve të shpeshta dhe ata kishin vendosur të ndaheshin.
“Ai kishte paketuar rrobat dhe po largohej nga shtëpia,” ka thënë djali i viktimës. Sipas tij, konflikti përfundimtar ndodhi kur autori, i cili po mbante një thikë në dorë gjatë një debati të ashpër, krijoi panik tek e ëma.
“Nëna ime mendoi se ai donte të sulmonte vëllain tim, i cili ndodhej aty, dhe i kërkoi që të hedhë thikën. Por ai e goditi atë në bark, duke i shkaktuar vdekjen,” ka shtuar ai.
Pas ngjarjes, njëri prej djemve të viktimës e ka sulmuar autorin dhe e ka goditur me thikë. “Vëllai im nuk ka rrezik për jetën, por ajo çfarë ndodhi është e tmerrshme,” theksoi djali.
Nga deklaratat e tij për mediat, djali mohoi kategorikisht që 46-vjeçari të kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij më parë: “Nuk i kishte prekur asnjë fije floku.”
Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe policia greke po punon për kapjen e tij.