Flash News

E-TJERA

Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në gjykatë: Nuk e dija që nipi kishte armë, kam konflikt me vëllezërit

Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në gjykatë: Nuk e dija që

Në Gjykatën e Apelit, aty ku Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, është lënë në fuqi masa e arrestit me burg për Gjon Shkambit.

Shkambi ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka pasur dijeni për armën e nipit sepse në të kundërt, do ta kishte ndaluar. Ai ka pohuar më tej se është në konflikt me vëllezërit dhe Elvisi shkonte me të nëpër gjyqe, pasi dyshonin se Gjon Shkambi i mashtronte.

“I shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit Kalaja dhe kolegëve të tij. Nuk kam patur dijeni që nipi im të ketë patur armë, ta dija do e kisha parandaluar. Unë kam konflikte me vëllezërit e mi ndaj ma kanë vënë pas nëpër gjyqe nipin tim Elvisin pasi dyshonin se t’u bëja dredhira. Nuk kam pasur ndërmend t’i zgjidhja me dhunë këto gjëra pasi kam 30 vjet që kam zgjedhur rrugën gjyqësore. Nëse do kisha zgjedhur dhunën, do e kisha bërë më përpara”, deklaroi Shkambi.

Të fundit